Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Ilir Meta: Populli i Shqipërisë nuk ka gabuar asnjëherë në zgjedhje, mendoj që ansjë forcë politike mund të kontestojë rezultatin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta në një komunikim telefonik me Fax Neës, është shprehur se e vlerëson me notën “10 me yll” procesin e votimit të sotëm në vendin tonë.

Ai u shpreh se shqiptarët nuk kanë gabuar asnjëherë në zgjedhje, ndërsa shtoi se mendon që asnjë forcë politike nuk do ta kundërshtojë rezultatin përfundimtar.

Si e vlerësoni procesin e votimit?

Procesi i votimit deri tani, për vlerësimin tim ka notën 10 me yll. Duhet të jemi të kujdesshëm ta ruajmë këtë vlerësim. Është detyra e komisionerëve dhe numëruesve përtej detyrave që partitë u kanë caktuar.

Çfarë ndodhi me Ilir Metën që u konvertua, në raport me Ilir Metën e pak ditëve më parë?

Nuk duhet të fajësojmë me Ilir Metën e pak ditëve më parë që përpiqej të frenonte bandat që kërkonin të frikësonin popullin e Shqipërisë. Presidenti e bëri detyrën e tij, edhe pse isha i detyruar që të mbaja qëndrime që në kushte normale nuk duken normale.Sot kam qenë shumë i qetë sepse është dita e sovranit dhe kam disa vite pa gjumë që mezi pres të flasë sovrani.

A jeni i lumtur që parashikimet tuaja nuk rezultuan të sakta? Për një tensionim të situatës

Situata ishte tejet e tensionuar, por qëndrimet e forta të presidentit frenuan tensionimin e mëtejshëm. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyë derisa të numërohet vota për kandidatin e fundit.

Mund të bëni dot një parashikim?

Populli i Shqipërisë nuk ka gabuar asnjëherë në zgjedhje. Kanë qenë politikanët që kanë dashur të imponojnë vullnetin e tyre arbitrar ndaj vullnetit të sovranit. Populli votoi i qetë dhe i lirë pavarësisht zhvillimeve të ditëve të fundit. Jam i bindur që në kutitë e votimit është vullneti i sovranit.

PS parashikoi fitoren sipas Exit Polleve. Keni ndonjë mendim?

Nuk merrem me parashikim, shënojeni mirë këtë: Të gjitha sondazhet janë mashtrime. E vërteta është në kutitë e votimit ku asnjë votë nuk mund të tjetërsohet. Kur të dali rezultati përfundimtar ne do të qeshim me sondazhet e djeshme dhe exit pollet.

Çfarë mendimi keni për rolin e mbasadorëve?

Unë i falenderoj shumë për angazhimin e tyre. Ua kam kërkuar që të angazhohen sa më shumë në terren, sidomos në qarqet më problematike. Jam i lumtur që ata kanë vërejtur një popull europian që ka qëndruar në radhë të gjata me durim për të treguar besimin te demokracia.

Do të certifikoni çfarëdolloj rezultati, edhe pse mund të kontestohej nga ndonjë forcë politike?

Nuk mendoj që ndonjë forcë politike duhet dhe mund ta kontestojë rezultatin. E rëndësishme është të numërojmë çdo votë siç e ka hedhur sovrani. Kishim një rekord historik në pjesëmarrje sot.


spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img