Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Ilir Meta për ndarjen nga jeta të Kristaq Dhamos: La trashëgim shumë filma me vlera të mëdha artistike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të kineastit dhe regjisorit të filmit të parë artistik në historinë e kinematografisë shqiptare, “Nderit të Kombit”, Kristaq Dhamo.

Meta me anë të një postimi në rrjetet soiale shkruan se Dhamo do të kujtohet me mirënjohje për meritat e mëdha si udhëheqës artistik i Kinostudios ‘Shqipëria e Re’ dhe si pedagog i një plejade regjisorësh të rinj të cilët sot ia dedikojnë pikërisht atij profesionin.

“Me hidhërim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të kineastit dhe regjisorit të filmit të parë artistik në historinë e kinematografisë shqiptare, “Nderit të Kombit”, Kristaq Dhamo.

Mjeshtërisht ai la trashëgim shumë filma me vlera të mëdha artistike dhe karaktere të ndërtuara bukur, me të cilat kinematografia jonë është përfaqësuar denjësisht ndërkombëtarisht. Por në veçanti ai do të kujtohet me mirënjohje për meritat e mëdha si udhëheqës artistik i Kinostudios ‘Shqipëria e Re’ dhe si pedagog i një plejade regjisorësh të rinj të cilët sot ia dedikojnë pikërisht atij profesionin.

Falë talentit dhe punës plot pasion, megjithëse krijoi në një regjim plot kufizime, Kristaq Dhamo arriti të jepte mesazhe të përjetshme frymëzuese, njerëzore dhe sociale, përtej fasadave të rreme ideologjike, duke lënë pas vepra të çmuara dhe një kontribut të paharruar për kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.

Ngushëllime të sinqerta familjes Dhamo, kolegëve dhe artdashësve për këtë humbje të madhe!” shkruan Meta.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img