Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ilir Meta për auditin e KLSH në shëndetësi: Koncesionet privojnë pacientët nga shërbimi në spitale

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta për auditin e KLSH në shëndetësi: Koncesionet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për shërbimet në shëndetësi. Ai thotë se koncesionet korruptive kanë krijuar mungesa dhe boshllëqe kritike në spitalet e vendit.

"Babëzia korruptive me koncesionet nuk kurseu pra as jetën e njerëzve. Drejtësia të veprojë ndaj përgjegjësve sepse korrupsioni i tyre ka krijuar dëm pa kthim siç është humbja e jetës dhe dëmtimi i shëndetit", reagimi i plotë i Metës.

Lexo edhe: Auditi i KLSH: Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP nuk kanë përmbushur objektivat për kancerin e gjirit dhe atë të qafës së mitrës! S’kanë program fare

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rrëzuar propagandën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të varësisë, një ndër to ISHP, për trajtimin e sëmundjeve tumorale. Grupi i auditit ka konstatuar mos-përmbushje të objektivave të deklaruara dhe mos-pasjen e programeve.

Reagimi i plotë i Ilir Metës:

Koncesionet korruptive në shëndetësi privojnë pacientët nga shërbimi shëndetësor në onkologji.

Shpërdorimi kolosal i fondeve në shëndetësi me koncesionet korruptive ka krijuar mungesa dhe boshllëqe shumë kritike në shërbime dhe përkujdesje mjekësore ndaj qindra pacientëve të tjerë në shërbimin e onkologjisë.

Është fakt shumë tronditës mostrajtimi i 600 grave paciente me CA gjinekologjik me radioterapi, si dhe mostrajtimi i 200 pacientëve me radioterapi, që vuajnë nga tumoret e lëkurës.

Kjo situatë kaq e rëndë e konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit do të thotë që jeta dhe shëndeti i pacientëve të mbetet në mëshirë të fatit dhe pa trajtim mjekësor.

Ky është një krim i vërtetë ndaj jetës dhe shëndetit, dëshmitarë të të cilit janë pacientët e shumtë, por edhe shumë familjarë të tyre.

Babëzia korruptive me koncesionet nuk kurseu pra as jetën e njerëzve.

Drejtësia të veprojë ndaj përgjegjësve sepse korrupsioni i tyre ka krijuar dëm pa kthim siç është humbja e jetës dhe dëmtimi i shëndetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed