Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Ilir Meta paralajmëron Ramën nga Kavaja: Ke çuar bandat për t’u futur në shtëpinë e PD! Ardi Veliu, loja tani është serioze, nuk ka shaka

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e sotme ka shkuar në zyrën e PD në Kavajë, ku pak orë më parë u plagos me armë zjarri një nga aktivistët e Partisë Demokratike.

AI u shoqërua nga kandidatja e PD, Grida Duma, ndërsa në fjalën e tij akuzoi kryeministrin Rama se ka dërguar rrugaçët të futeshin në shtëpinë e PD. Meta i bëri thirrje edhe drejtorit të policisë Ardi Veliut, për të cilin tha se duhet t’i marrë gjërat seriozisht, pasi tashmë nuk ka më shaka.

“Kam një paralajmërim për kryeministrin e bandave të Shijakut dhe të Dibrës që shkatërrua zgjedhjet e kaluara dhe që na kanë katandisur në këtë situatë kaq të rëndë. Të jetë gjaku i fundit për zgjedhje. Ti jo vetëm që nuk njeh Kushtetutë, por nuk njeh as rregullat e shqipatrëve se je shqipfolës. Ti ke çuar rrugaçët për të hyrë në shtëpinë e PD, i ke lëshuar banditët tërë natën. U ke mbushur mendjen se do kesh mandatin e tretë. Thirri mendjes para se të jetë vonë dhe para se të merren vendime historike për 100 vitet që vijnë. Lëri qytetarët të votojnë në 25 prill. Mos kujto se Kavaja dhe Shqipëria mund të dhunohen në këtë mënyrë. Je ti që i fute kriminelët me 5 emra.

Ardi Veliu, lëri motivet e dobëta, është serioze loja tani, nuk ka shaka. Mos i lini ata që janë në kërkim të bredhin në Shijak e Sukth. Do ketë veprime spektakolare që s’jua pret mendja. Po sikur të bëhet presidenti problematic me gjithë popullin? Ku do vesh ti Edi Rama? Thellohu, reflekto dhe shko te SPAK-u vetë”, tha Meta.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img