Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Ilir Meta paralajmëron deputetë dhe zyrtarë të lartë: Reflektoni! Pas 25 prillit asnjë vepër penale nuk do të falet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dcb39c4852593baceba89b440e35276a

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar sot të gjithë deputetët dhe zyrtarët e lartë, që të reflektojnë dhe të respektojnë Kushtetutën dhe ligjin. Sipas Metës, pas 25 prillit asnjë vepër penale nuk do amnistohet.  

“I bëj thirrje cdo deputeti e zyrtari të lartë të reflektojë me shumë qetësi për këtë nismë dhe të respektojë kushtetutën dhe ligjet e saj. Paralajmëroj se për cdo vepër penale të konsumuar nuk do të ketë kurrë amnisti, por vetëm drejtësi, veçanërisht pas 25 prillit, kuvendi do të kthehet njëherë e përgjithmonë në shinat e së drejtës. Po u jap mundësi deputetëve të reflektojnë dhe të përmbushin detyrimin për të ruajtur interesin publik të shtetasve shqiptarë duke e kthyer mbrapsht këtë nismë”, tha Meta.

Ndërkohë, për Reformën në Drejtësi, kreu i shtetit tha pak më parë në një konferencë me gazetarët se, ajo ka qenë e pasuksesshme.

“Nuk ka asnjë diskutim që nëse do kishim pasur vërtetë një Reformë në Drejtësi të suksesshme, kurrë nuk do të kishin guxuar, ministrat, qeveria , por edhe vetë Kuvendi të bënte këto gjëra, dhe që ju ftoj t’i lexoni,  ashtu si kurse nuk do kishin bërë edhe afera të tjera, megjithatë të jeni të sigurt pas 25 prillit do të ndiqet me rigorozitet të plotë. Çdo dëm që i është bërë interesit publik, interesit të qytetarëve, cdo shkelje, cdo falsifikim që është bërë prandaj ftova edhe forcat politike që garojnë në zgjedhje ta lexiojnë me vëmendje”, shto           i kreu i shtetit.

Më shumë

spot_img
spot_img