Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

Ilir Meta nxjerr videon nga Berati, fugoni “full” me ushqime, brenda anëtarja e ZAZ: Turp! SPAK të nisë urgjent hetimet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar videon nga Berati, ku shihet se brenda fugonit të kapur dhe ndaluar nga simpatizantët e PD, ka plot mallra dhe ushqime të cilat sipas PD po shpërndahen në këmbim të votës.

Brenda fugonit është kapur në kushtet e flagrancës edhe anëtarja e ZAZ nr.66. Meta e cilëson këtë gjest një turp të madh në prag zgjedhjesh, teksa i bën thirrje SPAK-ut që të hetojë urgjent këtë krim zgjedhor, siç e quan Kreu i Shtetit.

Sipas tij, jo qytetarët dhe simpatizantët, por duhet të ishte policia ajo që duhet të bëntë ndalimin e këtij fugoni me ushqime.  

Reagimi i Ilir Metës

TURP! TURP! TURP!

Hetim urgjent, që tani, për këtë krim të rëndë zgjedhor!

U bëj thirrje SPAK, Prokurorisë, Policisë dhe të gjitha institucioneve ligjzbatuese të nisin pa vonesë hetimet dhe arrestimet!

Duhet të ishte Policia, që sot, të kapte në flagrancë autorët e këtij krimi zgjedhor.

Nëse Policia do vazhdojë të flejë gjumë, të jetë e sigurt se populli i Beratit dhe i të gjithë Shqipërisë do të jetë syçelët deri më 25 Prill në mbrojtje të demokracisë dhe të shtetit ligjor.

Screenshot 42 4

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img