Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Ilir Meta nuk jep DORËHEQJEN! Paralajmeron rikthimin në krye të LSI në 24 korrik 2022: Votat u tjetërsuan

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ilir Meta nuk jep dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës, ashtu sikurse kishte deklaruar publikisht se do të bënte nëse PS merret më shumë se 71 mandate. Në fakt socialistët morën 74 mandate.

Në një reagim pak minuta më parë, pas deklaratës së kryetares së LSI Monika Kryemadhi, zëdhënësi i Metës Tedi Blushi lajmëron se Presidenti do të jetë në detyrë deri më 24 korrik 22, e pastaj do të rikthehet në LSI për të marrë drejtimin e saj.

“Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve”, shkruan zëdhënësi i Metës.

Monika Kryemadhi pranoi humbjen dhe i kërkoi falje Ilir Metës që nuk e dëgjuan për djegien e mandateve dhe mosfutjen në zgjedhjet lokale të 2019, pasi sipas saj, kjo i dha pushtet Edi Ramës.

Reagimi i plotë:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta falenderon Kryetaren e LSI, znj.Monika Kryemadhi për reflektimin e saj lidhur me lënien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, që e mbifuqizuan pushtetin e Kryeministrit dhe i lehtësuan bërjen e shumë ligjeve korruptive me porosi dhe në interes vetëm të oligarkëve dhe blerjes së zgjedhjeve.

Presidenti Meta vlerëson fushatën e ndershme dhe model të LSI dhe sidomos rreth 110 mijë qytetarët, të cilët i rezistuan presionit të mafies, bandave, diskriminimit mediatik, survejimit dhe presioneve policore.

Presidenti Meta shpreh keqardhjen për tjetërsimin masiv të votave, por kjo ishte e pritshme, për më tepër, që nuk u morrën masat e duhura për parandalimin e këtij krimi të rëndë zgjedhor.

Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img