Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ilir Meta “nuk gjen qetësi” një ditë para zgjedhjeve: Do të hetohen jo vetëm krimet zgjedhore, por dhe mos-hetimet e krimeve zgjedhore dhe policore

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta “nuk gjen qetësi” një ditë para zgjedhjeve:

Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta mesa duket nuk po e mban vendi këto ditë të fundit të zgjedhjeve elektorale në vend, teksa vijon me postimet në rrjete sociale edhe pse sot është heshtje zgjedhore.

Kreu i Shtetit ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve do të hetohen jo vetëm krimet zgjedhore, por edhe ata që nuk i kanë hetuar këto krime zgjedhore apo policore.

"Nesër do të jetë Festa e Demokracisë!", shkruan Meta.

Shënimi i Ilir Metës

Të dashur qytetarë,

Pas zgjedhjeve nuk do të hetohen vetëm të tëra krimet zgjedhore por në veçanti do të hetohet mos-hetimi i krimeve zgjedhore dhe policore para datës së zgjedhjeve. Asnjë sekondë për të humbur për dekurajimin dhe parandalimin e krimeve të reja.

Nesër do të jetë Festa e Demokracisë!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll