Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Ilir Meta në konferencë të jashtëzakonshme: Të zbardhet urgjentisht “Elbasani”! Prokuroria dhe Policia duan ta bëjnë pas zgjedhjeve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta kërkon që të zbardhet urgjentisht ngjarja e Elbasanit e tre ditëve më parë, ku pati një përplasje mes anëtarëve të SMV-së së Partisë Demokratike dhe militabntëve të PS, e për pasojë mbeti i vdekur mjeku Pjerin Xhuvani.

Sipas Metës, Policia dhe Prokuroria qëllimisht duan ta shtyjnë zbardhjen e ngjarjes për pas zgjedhjeve të 25 prillit. “Do të jem në këtë detyrë për të garantuar vazhdimësinë e shtetit”, tha Meta, në një ditë kur sot është heshtje zgjedhore.

“Ngjarja të zbardhet urgjentisht përpara se të kemi ngjarje të tjetër. Që të mos kemi asnjë ngjarje tjetër. Edhe pse dje kam ngritur disa pytjet, Prokuroia dhe Policia janë në apati dhe nuk po reagojnë. Për fat të keq konstatoj se ka një tendencë për ta shtyrë zbardhjen pas zgjedhjeve. Provat kanë qenë atje, në sy të të gjithëve”, tha Meta.

Kreu i shtetit përsëriti dhe njëherë pyetjet që shtroi një ditë më parë për organet ligjzbatuese.

Pjesë nga deklarata e Metës:

– A janë të përfshirë në këtë ngjarje, persona me precedentë penalë? Nëse po, cilët janë emrat e tyre si autorë të dyshuar për shkaktimin e saj? Përse Policia e Shtetit, nuk ka kryer ndalimin dhe shoqërimin e tyre?

– A janë këta persona të përfshirë në këtë ngjarje, të njëjtët që shoqëronin Kryeministrin më 14 mars, “Ditën e Verës”, dhe që ushtruan dhunë ndaj mbështetësve të opozitës?

– A ka marrë organi i Prokurorisë dhe Policia e Shtetit, dëshminë e oficerëve të lartë dhe punonjësve të Policisë, që kanë qenë të pranishëm në ngjarje?

– Përse punonjësit e Policisë të pranishëm në ngjarje nuk kanë reaguar, për të neutralizuar përplasjen me armë dhe ndaluar të gjithë personat e përfshirë?

– Pse u lejua largimi i personave të përfshirë nga vendi i krimit kur Policia ishte njoftuar dhe ishte aty?

– A ka qenë i mbuluar ambjenti publik apo ambjentet private me kamera të sigurisë? Nëse po, a është bërë kqyrja dhe sekuestrimi i menjëhershëm i materialit filmik në cilësinë e provës?

– Sa kohë u është dashur organeve të zbatimit të ligjit të mbledhin këto materiale filmike?

– Nëse ka patur zvarritje, cilët janë përgjegjësit? Mos u është lënë kohë për të fshirë pamjet?

– Vonesa të tilla, a janë tregues i mosveprimit me dashje nga ana e strukturave të veçanta brenda Policisë së Shtetit, për t`i lënë kohë personave përgjegjës të zhdukin çdo provë që bën të mundur zbardhjen e dinamikës së vërtetë të ngjarjes dhe përgjegjësinë e çdo individi të përfshirë në këtë konflikt tragjik?

– A është Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në konflikt interesi, për kryerjen e këtyre hetimeve?

– A duhet Prokuroria e Posaçme (SPAK), të fillojë hetimet, pasi në këtë ngjarje mund të jenë të përfshirë edhe funksionarë të lartë të shtetit dhe deputetë?

Më 7 prill, PD ka paraqitur në SPAK një kallëzim penal, sipas të cilit, kërkohej hetimi i 40 shtetasve, që ishin të angazhuar në favor të PS, duke konsumuar në mes të Elbasanit vepra të krimit zgjedhor dhe vepra të tjera penale.

Në kallëzimin e PD janë emrat e gjithë atyre që janë përfshirë në ngjarjen e 21 prillit në Elbasan. Por, çfarë ka ndodhur? SPAK, në vend që të niste hetimet, pas 8 ditësh, përmes një shkrese të datës 15 prill, ja ka përcjellë këtë kallëzim Prokurorisë së Elbasanit. Pra, ka pritur 8 ditë, ka menduar cfarë të bëj me këtë shkresë, duke bërë ping-pong. Një ditë para se të ndodhte hataja, Prokuroria e Elbasanit ka njoftuar z.Gazment Bardhit, si kallëzues, për të dhënë shpjegime, duke i caktuar të paraqitet në Prokurori më 30 prill në orën 10:00, pra pasi të ishin vjedhur zgjedhjet.

Duket qartë që SPAK, Prokuroria e Elbasanit, kanë bërë çmos që personat e kallëzuar nga PD të mos hetohen para fushatës, para zgjedhjeve, duke ju krijuar atyre me qëllim terrenin për blerje votash në favor të partisë në pushtet. Për këtë më 21 prill ndodhi konflikti i armatosur, nga po të njëjtët njerëz të kallëzuar nga PD.

Nëse SPAK do të kishte vepruar në kohë, këta 40 persona do të ishin në burg, por ama nuk do të kishim asnjë viktimë, asnjë të plagosur, dhe do të ishte shumë i qetë Elbasani e gjithë vendi. Kjo është e vërteta e fakteve. E gjithë bota është alarmuar mbi atë që ka ndodhur në Shqipëri para 4 vitesh, para 2 vitesh me zgjedhjet e paligjshme, me ngjarjet që kanë ndodhur tani, ndërsa organet tona ligjzbatuese, nuk reagojnë në kohë, por vazhdojnë ping-pongun e dosjeve të Shijakut dhe Dibrës.

175725611 2008573935966394 4125909336327687675 n
176637212 152513996818721 7600703780065331184 n
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img