Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ilir Meta me trishtim të thellë për aksidentin tragjik në Kroaci: Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta me trishtim të thellë për aksidentin tragjik në

Në lidhje me aksidentin tragjik në Kroaci ku 10 shqiptarë të Kosovës humbën jetën mëngjesin e sotëm ka reaguar edhe presidenti  Ilir Meta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i vendit me trishtim të thellë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe i uron shërim të shpejtë pasagjerëve të cilët mbetën të lënduar.

Gjithashtu, Meta falenderon autoritetet kroate për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit.

“Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci.

Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Pasagjerëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë.

Falenderoj autoritetet kroate, në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit”, shkruan Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll