Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Ilir Meta më i qetë se ndonjëherë: Këto zgjedhje duhet të jenë moment bashkimi, 48 orë na ndajnë nga referendumi historik

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta i drejtohet populllit për të votuar me qytetari dhe kulturë në 25 prill, duke theksuar kërkesën për të shmangur çdo incident artificial dhe provokim i qëllimshëm, që synon të dëmtojë zgjedhjet dhe imazhin e Shqipërisë.

Ndryshe nga herët e tjera, jo më larg se dje në fakt ku foli me tone të ashpra, sot Meta u kërkon qytetarëve që të manifestojnë qytetari dhe kulturë.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta:

ë dashur qytetarë, nëna, baballarë, motra, vëllezër dhe ju të reja dhe të rinj!

Mbeten vetëm 48 orë, kur me votën tuaj ju do të përcaktoni vullnetin e Sovranit për drejtimin e vendit.

Të gjithë i kanë sytë te Shqipëria, vendi më problematik i rajonit dhe i Europës për zbatimin e standardeve të demokracisë dhe të zgjedhjeve.

Le të manifestojmë me qytetari dhe kulturë demokratike, vullnetin tonë të lirë për zgjedhjen e përfaqësuesve tanë në drejtimin e vendit.

Prandaj , në këto orë të mbetura nga Referendumi historik i 25 Prillit, bëj thirrje, që të shmanget çdo incident artificial dhe provokim i qëllimshëm, që synon të dëmtojë zgjedhjet dhe imazhin e Shqipërisë.

Një thirrje të posaçme, u drejtoj të gjithë forcave të ruajtjes së rendit, Policisë së Shtetit dhe punonjësve të administratës publike, që të tregojnë integritet dhe të ushtrojnë detyrën e tyre  duke zbatuar me rigorozitet vetëm ligjin duke mos u bërë palë me politikën.

E ritheksoj, që këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme !

Sepse  ato janë jo vetëm për 4 vite, por për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Prandaj, të tregojmë qytetari dhe kulturë demokratike në këto zgjedhje sepse ato duhet të jenë një moment bashkimi dhe feste e demokracisë.

Pjesëmarrja e çdo qytetari në zgjedhje është jo vetëm një detyrim qytetar, por edhe një akt i domosdoshëm patriotik.

Me votën tuaj të lirë, ju vendosni për Shqipërinë në Europë!

Ju vendosni për Shqipërinë e shqiptarëve!

Më 25 Prill vendosni Ju! Vendos Sovrani!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img