Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
26 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Ilir Meta mbërrin në Elbasan, në lokal i bashkohet për disa minuta dhe Gazment Bardhi i PD

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit, ku siç ka thënë se do të ndjek nga afër procesin e votimit.

Teksa gazetarët prisnin jashtë lokalit derisa Presidenti Meta të konsumonte një kafe, për t’i marrë një deklaratë, kreut të shtetit i është bashkuar dhe drejtuesi politik i PD në Qarkun e Elbasanit Gazment Bardhi.

Nuk dihet se çfarë po diskutojnë Meta e Bardhi, në një kohë kur banorët e këtij qarku u janë drejtuar kutive të votimit, vetëm pak ditë pas përplasjes me armë ku mbeti i vdekur mbështetësi i PS Pjerin Xhuvani.

“Presidenti kërkoj informacion mbi stuatiatën e këtyre orëve ku ka nisur votimi. Unë dhash informacion”, tha Bardhi, i pyetur nga gazetarja Klodiana Lala.

“Nëse nuk u pëlqejnë dy gishtat, unë ngre dhe grushtin, po ai është i popullit. Sot të gjithë janë të barabartë në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë. Unë u njoftova për dy probleme teknike, shpresoj të jenë kështu”, tha Meta.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img