Hapësire reklamuese

Politikë

Ilir Meta lajmëron konferencë të papritur, thirrje ambasadorëve: Më ndiqni live!

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta lajmëron konferencë të papritur, thirrje

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka lajmëruar se Ilir Meta do të bëjë një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, rreth orës 12:45.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe trupit diplomatik në Tiranë, në veçanti Misionin Vëzhgues të OSBE-ODIHR që ta ndjekin live.

Blushi ka paralajmëruar se në konferencë do të bëjë pyetje të qarta për SPAK, për Kryeministrin në largim dhe për aparatin e FUKS-SHTETIT.

Njoftimi i plotë i Tedi Blushit:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta i fton të gjithë qytetarët e survejuar dhe trupin diplomatik në Tiranë, në veçanti Misionin Vëzhgues të OSBE-ODIHR, ta ndjekin LIVE në ora 12:45 në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku do të prezantojë pyetje shumë të qarta për SPAK, për Kryeministrin në largim dhe për aparatin e FUKS-SHTETIT.

Transmetim LIVE edhe në faqen zyrtare të Presidentit Meta në "Facebook".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll