Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
26 %
3.6kmh
0 %
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
Enj
36 °
E diel, 7 Gusht, 2022
spot_img

Ilir Meta: Kam vuajtur shumë këto vite, kam ndejtur pa gjumë që populli shqiptar të marrë në dorë fatet e tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e sotme është shprehur se ka vuajtur për disa vite dhe ka ndejtur pa gjumë duke pritur zgjedhjet e 25 prillit, në mënyrë që populli të marrë vetë në dorë fatin e tij.

Gjithashtu ai i bëri thirrje SPAK-ut që të zbardhë sa më parë ngjarjen e Elbasanit, teksa shtoi se mos-zbardhja e kësaj ngjarje është përgjegjësi e Edi Ramës.

“Ilir Meta është i lumtur që më në fund afroi dita kur populli shqiptar do të marrë sovranitetin ën dorën e tij. Ilir Meta ka vuajtur shumë këto vite, ka ndenjtur pa gjumë që populli shqiptar të marrë në dorë fatin e tij. Kam qenë pak si vetëm. Jam ndjerë pak si vetëm sepse kam qenë me një parlament monist, me një drejtësi të kapur nga Edi Rama.

Asnjë ligj i Reformës në Drejtësi nuk do të ndryshohet. Shqipëria do t’i plotësojë kushtet në pak javë përsa i përket luftës kundër korrupsionit, Shqipëria do të ketë rekorde kolosale. Ngjarja në Elbasan duhet të zbardhet urgjentisht, pasi nëse nuk zbardhet, faji është i Edi Ramës dhe Taulant Ballës.
Përgjegjësia është e opicisë, është e SPAK. Nëse policia do të kishte reaguar menjëherë për ngjarjen e Kavajës, mund të mos kishte ndodhur ngjarja e Elbasanit”, tha Meta në Syri Tv.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img