Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

Ilir Meta i “zhgënjyer” nga SPAK: Kishte mundësi t’i arrestonte të gjithë para zgjedhjeve! U lajmëruan dhe u larguan, ashtu si pronarët e inceneratorëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka folur për operacionin e Policisë në bashkëpunim me SPAK, ku u arrestuan 18 persona të botës së krimit, ndërkohë që u shpallën në kërkim 14 të tjerë.

Meta tha se SPAK kishte mundësi që t’i arrestonte këta persona përpara zgjedhjeve të 25 Prillit të vitit të kaluar, teksa shtoi se disa prej tyre u lajmëruan dhe u larguan, ashtu siç ndodhi me pronarët e inceneratorëve.

albsig

spring

“Unë besoj që SPAK i ka pasur të gjithë mundësitë të veprojë përpara zgjedhjeve. Shumë nga këta emra e kanë sfiduar Policinë, por duhet të ishin ndaluar përpara zgjedhjeve. Gati gjysma e personave nuk janë arrestuar por janë larguar, dhe kjo nuk është pozitive. Fakti që në media ka rrjedhur informacioni se zotëria i ndaluar ka folur, prapë nuk është pozitive, dhe kjo na kujton aferën e inceneratorëve, na kujton urdhrat për ndalimet e pronarëve të inceneratorëve, të cilët nuk janë ekzekutuar, pasi edhe ata janë lajmëruar.

Do doja shumë të ishte aksion i sinqertë kundër botës së krimit, pa ndarë çunat e partisë nga ata që do bëhen koka turku. Është e rëndësishme që institucionet të hetojnë përse nuk ka qenë sukses i plotë arrestimi i të gjithëve, ndaj duhet të punohet për ta çliruar Shqipërinë nga bandat, pasi shumë prej tyre kanë qenë në Kuvend dhe në krye të bashkive”, tha Meta në MCN.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img