Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Ilir Meta i ka bërë daljen se është afruar me PS? Flet për herë të parë Luan Rama: Unë jam socialist, s’kam nevojë për suporte

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i LSI Luan Rama, njëherësh drejtues politik i LSI në Vlorë ka folur për herë të parë për zërat se ai është afruar me socialistët. Sipas Ramës këto janë thashetheme.

“I gjithë parashtrimi është ndërtuar mbi një tymnajë thashethemesh që qarkullon në Vlorë pasi unë jam në detyrë, jam zv/kryetar i LSI, dhe në krye të shtabit elektoral në Vlorë. Lista e kandidatëve për deputetë është një proces i gjatë konsultimesh që kam bërë me të gjithë. Janë zgjedhje drejtpërdrejt e imja.

Sa për atë që thotë që qenkam afruar me socialistët, nuk e kam fshehur asnjëherë, jam socialist që nga themelimi i PS, jam socialist në një lëvizje socialistësh se jam zëvëndës kryetar i LSI dhe nuk kam asnjë inkoherencë në qëndrimet e mia në 30 vite dhe në Vlorë bashkëpunoj dhe do të votohem edhe nga shumë socialistë, këtë nuk e kam fshehur asnjëherë. Një nga arsyet që jam këtu se socialistët e fyer, të tallur të Vlorës të kenë ku të votojnë se në listën e Rilindjes nuk kanë asnjë”, është shprehur sot Luan Rama.

I pyetur nga gazetarja se përse Meta nuk ia përmend emrin, Luan Rama ka thënë se ai nuk ka nevojë për suporte pasi ka 30 vite në politikë.

“Unë jam një emër publik dhe politik që prej 30 vitesh. Emri im nuk ka nevojë për suporte se e ka  vlerën e vet në këto vite të nagazhimit politik. Jam dakord me Metën që duhen votuar të rinjtë. Nëse nuk votohen të rinjtë, humbet kauza e LSI. Jam këtu për ta inkurajuar këtë lëvizje, për të mbështetur numrin 2 e 4 se ata emra i kam vënë unë në listën e LSI dhe jam në mbështetje të tyre dhe do jem i lumtur që secili të marrë vota më shumë se unë.

Në Vlorë ka arsye të qenësishme të bëhen bashkë dhe 25 prillit të jetë një fitore dhe pa LSI nuk mund të ketë fitore as në Vlorë as në Shqipëri. I ftoj që të fokusohen tek numri 6, tek LSI sepse do të jetë shtylla kurrizore, palca dhe zemra e fitores në Vlorë”, shtoi ai në emisionin “Breaking”.

spot_img

Më shumë

spot_img