Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
78 %
1.5kmh
75 %
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
38 °
Mar
31 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Ilir Meta “harron” ditëlindjen e PS, ja kush e ka marrë vëmendjen e Presidentit këtë mëngjes

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare, uron shtetin e Kosovës për Ditën e Çlirimit. Ai falenderon aleatët, NATO-n dhe Amerikën, si dhe gjithë vendet e tjera që kontribuuan në çlirimin e Kosovës.

Por, Presidenti mesa duket ka “harruar” të urojë Partinë Socialiste sot, në 30 vjetorin e themelimit të saj. Pjesë e strukturave të PS që në gjenezën e saj, Meta nuk ka zgjedhur ta nisë ditën me urimin për Partinë ku aderoi dhe nisi karrierën politike.

Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 30 vjetorin e themelimit të saj. Sot, do të mbahet dhe Kongresi i Jashtëzakonshëm i kësaj force politike, i cili vjen menjëherë pas mandatit të tretë që fitoi Partia e drejtuar nga Edi Rama.

Mesazhi i urimit të Presidentit Meta:

Dita e Çlirimit të Kosovës, për të cilën çdo qytetar i saj kontribuoi dhe sakrifikoi, na kujton sot se sa e shtrenjtë është liria dhe pavarësia.

Falënderim dhe mirënjohje përjetë NATO-s, SHBA dhe vendeve demokratike mike, që kurorëzuan këtë aspiratë shekullore dhe kontribuojnë sot për të ndihmuar zhvillimin e pandalshëm të demokracisë, avancimit të proceseve integruese dhe anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Sot është dita për të nderuar rezistencën dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, Komandantin legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë martirët e kombit shqiptar.

Kosova, faktor paqeje, stabiliteti dhe sigurie në rajon, meriton të jetë anëtare e NATO dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e saj është një domosdoshmëri, që duhet të ndodhë sa më parë.

Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit të saj, avancimit të procesit të integrimit euroatlantik dhe në të gjitha sfidat e ardhshme.

Për të risjellë sot emocionet e veçanta të 12 qershorit 1999, po ndaj me ju raportimin e gazetarit të njohur, Asllan Bajrami, në këtë ditë të shënuar për kombin tonë.

GËZUAR DITËN E PAQES KOSOVË E DASHUR!

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img