Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
38 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
36 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ilir Meta flet për përplasjen me policinë te selia e FRD: Shoqëruesit e mi i shanë me fjalor ordiner, më kapi ajo “dallga” po shyqyr që ishte Panariti që më qetësoi, dhe jo Tedi Blushi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b6595863c32e8ae0db3640285b8f49ba

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për incidentin që ndodhi te selia e FRD-së pak ditë më parë, ku u përplas me efektivët e policisë bashkiake.

Ai tha në Syri Tv se ka shkuar në selinë e FRD pasi e ka thirrur Sali Shehu, por shoqëruesit e tij janë ofenduar dhe goditur nga një person i veshur civil.

Meta u shpreh se në atë moment e ka kapur një “dallgë” acarimi, pork a qenë Edmond Panariti ai që e ka qetësuar.

“Nuk kam provokuar asnjë tension në selinë e FRD. Kam marrë disa telefonata dhe mesazhe nga zoti Shehu, por unë nuk i kisha kthyer dot përgjigje. I kam thënë zëdhënësit tim të shohë se cili është problem pasi unë nuk e dija. Kur kam qenë në bulevard, më ka marrë zoti Shehu dhe kam hapur telefonin. Ai më thotë që duan të na nxjerrin me forcë. Kur kam vajtur atje kam parë që kishte tension dhe shkova lart të shihja. Pati një përpjekje për të më penguar mua, por jo të drejtpërdrejtë. Kur hipim lart, në atë moment një person civil dhe jo me uniformën e policisë, godet drejtuesin e FRD së Tiranës dhe përplaset me personat që më shoqëronin mua me një fjalor ordiner. Kuptohej që nuk mund të durohej më sepse mu kujtuan edhe banorët e Astirit, banorët te Bregu i Lumit, ata të Shkozës, dhe më kapi edhe mua ajo dallga domethënë, po shyqyr që ishte Panariti që më qetësoi dhe nuk ishte Tedi Blushi.

Presidenti nuk është për të mbrojtur asnjë parti, përveçse pluralizmit politik. Rasti që po flasim është flagrant, ku në kulmin e fushatës, vetëm 2 ditë pasi mbyll marrëveshjen me PD, dhunohet në mënyrën më arbitrare. Nuk vajti presidenti as të shtynte e as të ndiqte njeri”, tha Meta.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img