Tirana
clear sky
12 ° C
12 °
12 °
94 %
2.1kmh
0 %
Pre
23 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Ilir Meta flet pas “heshtjes zgjedhore”: Ia arrita që 25 prilli të ishte ditë e qetë pa incidente. Deri në shtator do jem president…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për emdiat dhe gjithë qytetarët shqiptarë, lidhur me ecurinë e procesit të numërimit të votave.

Meta tha se deri në përfundimin e këtij procesi përfaqësuesit politikë duhet të tregojnë maturi dhe qetësi.

Presidenti u shpreh se “edhe pse i vetëm përballë gjithë institucioneve të kapura, ia doli që 25 prillin ta kthejë në një ditë të qetë dhe pa incidente”.

U aludua për një dorëheqje të tij, por Meta nuk ka thënë asgjë më shumë lidhur me lëvizjet e reja që mund të ndodhin në Presidencë apo dhe LSI, që mesa duket do të fillojnë nga shtatori.

Të dashur qytetarë të Republikës,

Më 25 Prill, ju e shprehët me votë vullnetin për të zgjedhur përfaqësuesit tuaj në Kuvendin e Shqipërisë.

Në këto momente është tepër e rëndësishme, që ky proces të përmbyllet qetësisht dhe që çdo votë, nga Vermoshi në Konispol, të numërohet dhe të administrohet sipas ligjit.

Deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar, partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre duhet të dëshmojnë maturi dhe qetësi.

Sfida ime madhore, sidomos këto dy vitet e fundit, ka qenë që Sovrani të shprehë i lirë vullnetin e tij dhe që Shqipëria të rikthehet në shinat e Kushtetutës, të parlamentarizmit dhe në normalitet politik.

Edhe pse i vetëm përballë të gjithë institucioneve të kapura, ja arrita, që 25 Prilli të ishte një ditë e qetë, paqësore, pa skena dhune dhe me pjesëmarrjen tuaj masive për të ushtruar të drejtën e votës.

Ndonëse dukej një sfidë e pamundur jam i lumtur, që 25 Prilli mund t’i shërbejë demokracisë dhe stabilitetit të vendit.

Tani është koha për të përmbyllur me qetësi dhe në respekt të ligjit procesin zgjedhor dhe më pas të gjithë të reflektojnë deri në shtator, kur krijohen institucionet e reja, që burojnë nga vota e 25 Prillit.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

Mapo

GSH

Dita

Koha Jone

Fjala

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img