Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Ilir Meta e bën ZYRTARE: Bashkia e Urës Vajgurore do të quhet Bashkia Dimal

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ligjin për ndryshimin e emërtimit të Bashkisë së Urës Vajgurore në Bashkia Dimal.

Ky ndryshim lidhet me emërtimin e lashtë që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

1 prill 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar sot me shpallje ligjin nr. 34/2021 “Për ndryshimin e emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore nga “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal””.

Ndryshimi i emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore, “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”, një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie.

Ky ligj materializon vullnetin e popullsisë së zonës, pas një procesi të gjerë konsultimi me banorët e kësaj bashkie.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img