Hapësire reklamuese

Politikë

Ilir Meta dhe Kryemadhi shkojnë për ngushëllime në Ambasadën britanike: Populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës Mbretëreshës

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta dhe Kryemadhi shkojnë për ngushëllime në

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, së bashku me bashkëshorten e tij dhe deputeten Monika Kryemadhi dhe nën kryetarin Agim Nesho, ditën e sotme pranë ambienteve të Ambasadës Britanike në kryeqytet i kanë shprehur ngushëllimet ambasadorit Alastair King-Smith, për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II.

Meta në llogarinë e tij në “Facebook”, shkruan se populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Saj të jashtëzakonshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, sidomos në momentet më të vështira.

“Sot në emër të Partisë së Lirisë, në ambientet e Ambasadës Britanike në Tiranë, i shpreha ngushëllimet Ambasadorit Britanik, Shkëlqesisë së Tij z. Alastair King-Smith, për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II. Populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Saj të jashtëzakonshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, sidomos në momentet më të vështira”, shkruan Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll