Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ilir Meta dënon me forcë dhunën e punonjësve të Policisë ndaj gazetarit Ergys Gjençaj

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta dënon me forcë dhunën e punonjësve të

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me ngjarjen e sotme, ku u përfshinë në një incident oficerët e Policisë së Shtetit dhe gazetari Ergys Gjeçaj bashkë me Klodiana Lalën.

Kreu i Shtetit dënon me forcë aktin e efektivëve duke theksuar se ky është një akt i përsëritur që meriton ndëshkim ligjor. Meta shpreh solidaritetin me gazetarët kurajozë dhe apeluar se liria e medias është thelbësore.

Reagimi i Metës

Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të "Neës 24", Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik.

Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.

Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

***

Kujtojmë se efektivët specialë pasi iu largua nga vendngjarja një person i dyshuar për drogë, të acaruar dhe me forcë shtrinë në tokë gazetarin Gjençaj dhe i rrëzuan telefonin atij bashkë me gazetaren Lala.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll