Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ilir Meta dekoroi këngëtarin Ylli Baka, revoltohet vajza e kompozitorit të madh: Mirë unë, po babai im Feim Ibrahimi nuk e meriton? E rëndësishme për këta është tallavaja, ajo ka miliarda

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

921d1c57bcac6a0be3c56548e0696fe3

Dekorimi i këngëtarit Ylli Baka nga presidenti Ilir Meta me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” ka shkaktuar debate të shumta në rrjet.

Etrita Ibrahimi, vajza e kompozitorit të madh Feim Ibrahimi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se artistët po vlerësohen në bazë të klikimeve dhe jo të meritave.

Ajo shprehet se babai i saj që ka ndërtuar historinë e muzikës shqiptare ende nuk ka marrë një titull, pasi më e rëndësishme duket se është tallavaja me miliardat e klikimeve,

Postimi i plotë:

Domethënë na rroftë ne që studiojmë orë, ditë e javë të tëra për të realizuar një koncert si ai i yni që u transmetua mbrëmë në RTSH…! Po s’patëm miliona klikime, s’meritojmë asgjë…!

Po mirë ne s’vlekemi hiç, po atyre si puna e babait tim, që kanë ndërtuar historinë e muzikës shqiptare, si t’ia bëjmë? Se titujt duhet t’ia kishit dhënë me kohë, por nuk duken as në horizont…! Apo s’ka rëndësi as kjo, se fundja kush janë ata..?! Se mos kanë miliona klikime…!

E rëndësishme është tallavaja…ajo ka miliarda, jo vetëm miliona, klikime…!

Bravo Mr. President…të kemi njësh, s’kam ç’them tjetër!!!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img