Hapësire reklamuese

Politikë

Ilir Meta betohet si President i 10-të i Republikës së Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb

Ish kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta është betuar sot si President i Republikës së Shqipërisë në seancën e jashtëzakonshme plenare.

Meta është Presidenti i dhjetë në historinë e Shqipërisë. Pas betimit në Kuvend, pritet të mbahet ceremonia inaguruese në godinën e Presidencës.

Ilir Meta, Presidenti i 10-të i Republikës

Ditëlindja: 24 mars 1969

Vendlindja: Çepan, Skrapar.

Dita kur u zgjodh President: 28 prill 2017, ora 18.00.

Votat që mori në Kuvend: 87 vota pro dhe 2 kundër

Mosha e zgjedhjes si President: 48 vjeç, 1 muaj e 4 ditë.

Përkatësia fetare: Mysliman bektashi.

Arsimimi: Diplomuar për ekonomi në Universitetin e Tiranës.

Detyra të tjera shtetërore: Kryetar i Kuvendit, Kryeministër, zëvendëskryeministër në qeverinë e Pandeli Majkos, zëvendëskryeministër në qeverinë e Fatos Nanos dhe zëvendëskryeministër në qeverinë e Sali Berishës, Ministër i Jashtëm, Ministër i Ekonomisë, sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme, deputet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu