Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Ilir Meta: Askush s’do guxojë të prekë votën! Në 25 prill do të kemi referendum të popullit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6ff08d62bcc3bfd30d326a71afa0c326

Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si një referendum të popullit për të vendosur demokracinë dhe rendin kushtetues.

Ai u ka garantuar qytetarëve se asnjë nuk do të guxojë të prekë votën e tyre, ndërsa bëri thirrje që të votohet kundër çdo force politike që u bën presion me vendin e punës apo me bukën e gojës.

“Nuk do të ketë klimë të rënduar pas 25 prillit, por do të ketë klimë të përmirësuar pas asaj dite që unë e vlerësoj si referendum të popullit shqiptar për të rivendosur demokracinë dhe rendin kushtetues. I garantoj të gjithë se askush nuk do të guxojë të prekë votën e një qytetari të Sarandës dhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Ju bëj thirrje të gjithëve të votojnë kundër cdo force politike që iu bën presion qytetarëve me vendin e punës apo me bukën e gojës, dhe të ndëshkojnë te kutia e votimit ata përdorin instrumente të pandershme për të imponuar qytetarët shqiptarë. Të ndëshkojë më ashpër ata që do përpiqen të ofrojnë para për vota, sepse dinjiteti i qytetarëve të Sarandës nuk mund të jetë kurrsesi i barabartë me vlerën në monedhë të një deleje, të një dhie apo të një lope. Ne jemi popull evropian, që meriton demokracinë, që e kemi nënvlerësuar në këto 30 vite fuqinë e votës”, tha Meta.

Më shumë

spot_img
spot_img