Hapësire reklamuese

Politikë

Ilir Meta akuzon Ramën: Jo vetëm është në konflikt interesi me detyrën si Kryeministër, por ka shkelur rëndë dhe Kushtetutën

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta akuzon Ramën: Jo vetëm është në konflikt

Kreu i Partisë së Lirisë akuzon kryeministrin Edi Rama se ka përdorur në mënyrë të paligjshme dhe korruptive ish-drejtorin e FBI Charles McGonigal, kundër opozitës dhe kundërshtarëve të tij politikë. Sipas Ilir Metës, ky është një rast flagrant që tregon se Rama ka shkelur Kushtetutën.

"Përdorimi i McGonigal në mënyrë të paligjshme dhe korruptive nga Edi Rama në postin e Kryeministrit të Shqipërisë kundër opozitës dhe kundërshtarëve të tij politikë është shumë flagrant. Ndaj hetimi i kësaj çështje nga SHBA është shumë i rëndësishëm për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.

Edhe më i domosdoshëm është hetimi i veprimeve antikushtetuese, të paligjshme dhe mafioze nga Edi Rama, i cili e përdhosi zyrën e Kryeministrit duke joshur e korruptuar zyrtarë të lartë të huaj për të porositur investigime ndaj kundërshtarëve politikë me qëllim shkatërrimin e pluralizmit politik dhe instalimin e plotë të narkoshtetit dhe kleptokracisë.

Edi Rama nuk është vetëm në konflikt interesi me detyrën e Kryeministrit por ka shkelur rëndë Kushtetutën e vendit duke shfrytëzuar postin e Kryeministrit dhe përdorur korrupsionin ndaj zyrtarëve të huaj për të minuar demokracinë dhe pluralizmin politik në vend.

Bllokimi i komisionit hetimor parlamentar është një përpjekje e pashpresë për të relativizuar këtë komplot të tij kundër demokracisë dhe pluralizmit politik.

U bëj thirrje deputetëve të mos sillen më si kukulla për të mbuluar skandalet e Edi Ramës por të shpëtojnë dinjitetin e tyre duke respektuar Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Asgjë nuk do ta ndalë zbardhjen e "Ramagate" në vendin tonë dhe vendosjen para ligjit të kësaj bande manipulatorësh! Ja dhe zyrtarët “antikorrupsion” që u kthyen në ortakë të regjimit më të korruptuar në Europë dhe u përdorën kundër opozitës dhe demokracisë në Shqipëri", shkruan politikani Ilir Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll