Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Ilir Beqja "nuk pyet" për SPAK dhe shfaqet pranë Partizanit të Olsi Ramës, Murrizi: Ftoj Ahmetajn të takohet me mua

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Beqja "nuk pyet" për SPAK dhe shfaqet pranë Partizanit

Ilir Beqja ka qenë dje i pranishëm në “Elbasan Arena” duke ndjekur nga afër ndeshjen Partizani – Astana (1-1).

Ish ministri i Shëndetësisë që është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duket se për 90 minuta ka qenë i fokusuar vetëm te përballja e kampionëve që u eleminuan nga Conference League.

Është ish deputeti Myslim Murrizi që ka bërë një postim në rrjetet sociale duke treguar një fotografi teksa takon Ilir Beqjan.

Ai ka një mesazh për të gjithë kritikët në lidhje me këtë foto, ndërsa në fund nuk kursen as ironinë duke shkruar: “Nëse e mendoni që takimi me mua i kujdo personi nën hetim, ja mbyll çështjen, atëherë Beqaj ia hodhi kësaj pune dhe shumë shpejt ftoj të takohen me mua Ahmetaj dhe të gjithë ata që kanë ngrënë dardha e mandarina pas kurrizit të Ramës”.

POSTIMI I MYSLIM MURRIZIT:

Nje falenderim per fotografin vigjilent per fotot e takimit tim sot ne stadiumin Elbasan Arena me Z Ilir Beqaj dhe Z Blendi Klosi

Nje falenderim per gazeten Shqiptarja. com, gazeten Sot dhe kushdo qe ka shkruar apo mund te shkruaj per kete foto

Une jam Njeri para se te jem ish deputet i PD dhe kundershtare politik me Z Beqaj dhe Z Klosi, dhe ne stadium, ne koncert, dasem apo larg qofte vdekje, jua jap doren kujdo Njeriu qe kam njohje , pa pyetur se te kujt partie jane apo per ke parti votojne

Une nuk jam shef i SPAKUT apo prokurori i çeshtjes se Z Beqaj

As komunist i viteve 1944-1990 qe te me prishet biografia po takove “ kulakun”

Nuk jam as guerilas qe te mbaj kobure ne brez e tja numeroj ne ball “ armiqve” te partise

Nese e mendoni qe takimi me mua i kujdo personi nen hetim, ja mbyll çeshtjen atehere Beqaj ja hodhi kesaj pune dhe shume shpejt ftoj te takohen me mua Ahmetaj dhe te gjithe ata qe kane ngrene dardha e mandarina pas kurrizit te Rames

Nese Beqaj dhe Klosi do te shpallen fajtore dhe do te denohen, ateher une do ta deklaroj tek formulari i dekriminalizimit qe jam takuar me Ta

Ehhhh pika qe nuk ju bie mu ne by…….

Po ne 33 vjet 4-4 liderat qe kane qeverisur Shqiperine dhe qe Shqiptaret fatkeqesish zihen e zemrohen mes njeri tjetrit per hater te tyre, nuk i kane lene gje pa thene e pa share me liber shpije njeri tjetrin e pastaj kane qeverisur bashke

SUKSESE  NE JETE JU UROJ

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed