Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ilir Beqaj nën hetim, ish drejtori i Partizanit i preu faturën me vlerë 35.200 euro

Shkruar nga Newsbomb

Detaje të reja kanë dalë në skenë, teksa Prokuroria e Posaçme po heton ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn, i cili dyshohet për keqpërdorim të fondeve të dhëna nga BE për vendin tonë. Në hetim janë disa persona, ku ndër të tjera, në dosje përmendet edhe emri i Elton Marinit. Skema ka qenë komplekse, megjithatë Prokuroria e Posaçme ka arritur t’i hulumtojë një nga një.

Ermal Kurtulaj është ortaku dhe bashkëpunëtori i Ilir Beqajt, i cili përfaqësonte kompaninë “Eusair Facility Point”. Ai dyshohet se ka prerë fatura fiktive, ndërkohë që Beqaj ishte në krye të Agjencisë Shteterorë të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Qëllimi ka qenë që pas prerjes së faturave, të mund të përfitoheshin të ardhura cash.

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme rezulton se Kurtaj ka biseduar me shtetasin Genci Shurdho duke i kërkuar të presë një faturë fiktive me vlerë 35200 euro. Por, ky i fundit ka kërkuar ndihmë nga një tjetër person i identifikuar me emrin Elton Marini, i cili ka prerë faturën e kërkuar nga Kurtaj. Pikërisht për Marinin do të flasim më poshtë mbështetur në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

Elton Marini është administrator i kompanisë “Nine Services INT” dhe në emër të kësaj shoqërie ka prerë dhe faturën e mësipërme. Aktiviteti i saj është i depozituar në QKB, që ka të bëjë me pjesëmarrjen në çdo veprimtari apo aktivitet të ligjshëm; Shërbime dhe konsulentë mbi aktivitete sportive, në veçanti për sportin e futbollit etj.

Lexo edhe: Zbardhet DOSJA: Ortaku i Beqaj priste fatura me paratë e BE, i merrte mbrapsht cash

Në dosjen e SPAK thuhej: “Në datë 18.08.2023, ora 17:42, kundrejt Eusair Facility Point është lëshuar fatura nga Nine Services INT me përshkrimin “Konsulencë bazuar në kontratë”, në shumën 35.200 euro, faturë pa TVSH, e cila lidhet me bisedën që shtetasi Ermal Kurtulaj ka zhvilluar me shtetasin Genci Shurdo në datë 02.08.2023. Duke qenë se shtetasi Genci Shurdho nuk ka mundur ta lëshojë këtë faturë, personi nën hetim ka siguruar lëshimin e kësaj fature nëpërmjet shtetasit Elton Marini, ortak dhe administrator i shoqërisë tregtare “Nine Services INT” SHPK, me numër Nipti L72303022H. Nga ekstrakti i thjeshtë i dhënave të regjistrimit në QKB, rezulton se kjo shoqëri është krijuar në datë 03.11.2017 dhe ka ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Elton Marini, me adresë Rruga Frosina Plaku, ndërtesa 36, Hyrja 8. Kjo shoqëri ka si objekt të aktivitetit të saj “Shërbime dhe konsulentë në aktivitet sportive, në veçanti në sportin e futbollit, konsulencë në mbarëvajtjen e situatave kontraktuare për kategorinë e sportistëve futbollistë, ndërmjetësim për shitjen e të drejtave televizive që lidhen me aktivitete sportive futbollisti etj”. Nga aksesimi i listëpagesave për muajin tetor 2023, rezulton se të punësuar pranë kësaj shoqërie janë deklaruar shtetasit Elton Marini dhe Odeta Marini”.

Elton Marini është një emër i njohur në futbollin shqiptar. Jo vetëm menaxher futbollistësh, por sezonin e shkuar ishte pjesë e klubit të Partizanit si drejtor sportiv, duke arritur të fitojë edhe titullin kampion. Tashmë emri i Marinit është i përmendur në dosjen e SPAK për aferën e ish Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për keqpërdorim të fondeve të dhëna nga Bashkimi Europian për Shqipërinë.

Lexo edhe: “Ç’është ky mor burrë”, zbardhen përgjimet e SPAK, Beqaj fliste nga celulari shoferit

Pjesë nga dosja ku përmendet Elton Marini, me faturën e prerë prej 32500 eurosh Pjesë nga dosja ku përmendet Elton Marini, me faturën e prerë prej 32500 eurosh

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese