Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
0.5kmh
0 %
Hën
6 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
12 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Ilir Beqaj 8 orë në SPAK, zbardhet dëshmia e ish-ministrit: Proceduarat e ligjshme, s’kam përfituar asgjë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dje dha dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale ku është pyetur për gati 8 orë lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Sot është zbardhur edhe qëndrimi i tij përpara dy prokurorëve Ened Nakuçi dhe Edvin Kondoli. Bëhet me dije se Beqaj para tyre ka thënë se ka zbatuar të gjitah  detyrimet ligjore përdhënien e koncesionit.

Ndërsa i pyetur nga prokurorët nëse ka lidhje me biznesmenin që fitoi tenderin me vlerë 100 mln dollarë për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale, Beqaj mohoi  të ketë njohje apo lidhje shoqërore me të.

Hetimi për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit po hetohet nga SPAK prej 3 vitesh ndërsa tashmë është në përfundim. SPAK dyshon se ka vepra penale si “korrupsioni”, “shpërdorimi i detyrës” dhe “shkelja e barazisë në tendera”.

Më herët në lidhje me këtë koncesion është marrë në pyetje nga SPAK për dy herë radhazi ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj si dhe anëtarët e komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Gjatë kohës që Beqaj drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë, u dha me koncesion shërbimi i sterilizimit. Ky koncesion prej 100 milionë eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i ish ministrit Beqaj.

Në vitin e parë të kontratës nga buxheti i shtetit janë paguar 17 milionë euro, nga 12 që parashikonte kontrata.

Më shumë




spot_img








spot_img