Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ilir Alimehmeti jep një tjetër lajm të mirë: Ata që e kanë kaluar COVID-in të rrinë të qetë, gjaku i tyre neutralizon edhe variantin afrikano-jugor, ju të tjerët…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e49b35e70b85ed502391ddfdaf1e6b14

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka publikuar studimin e djeshëm të Emory University në SHBA për sa i përket variantit afrikano jugor të koronavirusit.

Sipas këtij studimi, gjaku i personave që kanë kaluar COVID-in ruan fuqinë neutralizuese edhe për variantin e ri të koronavirusit.

Për sa i përket personave që ende nuk e kanë kaluar virusin, ata duhet të vaksinohen në mënyrë që të mos rrezikohen nga virusi.

Postimi i plotë:

“Kurrë mos e humb mundësinë të shohësh diçka të bukur, pasi bukuria është shkrimi i dorës së Zotit.”

Cit.: Ralph Ëaldo Emerson

Miqtë e mi, sërish lajme të mira kundër variantit Afrikano-Jugor nga i cili u frikua opinioni publik këtë tremujor.

?? Studiuesit elitarë të Emory University (SHBA) sapo publikuan (dje 20.03.2021) në revistën prestigjioze CELL Host & Microbe rezultatet e imunitetit të fituar nga kalimi i infeksionit apo nga vaksina Moderna kundër variantit Afrikano-Jugor.

Ata studiuan efektet neutralizuese të gjakut:

të pacientëve të sëmurë me SARS-CoV-2

të pacientëve që e kishin kaluar infeksionin, dhe

të pacientëve të vaksinuar me Moderna.

Gjetjet:

Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve lidheshin tre herë më pak me variantin Afrikano-Jugor (B.1.351), por

Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve e neutralizonin variantin Afrikano-Jugor.

Pra, është si të thuash se:

Këpuca është trefish më e lehtë, por përsëri e shtyp buburrecin!

 

Autorët dalin në përfundimet e qarta se:

Antitrupat nga personat e infektuar ose të vaksinuar lidhen me variantin Afrikano-Jugor.

Gjaku i pacientëve që e kanë kaluar infeksionin edhe përpara 8 muajve (maksimumi i periudhës studimore), sërish e njeh variantin Afrikano-Jugor.

Gjaku i pacientëve të vaksinuar ruan fuqinë neutralizuese kundër variantit Afrikano-Jugor.

Pra, miqtë e mi, mesazhet janë të qarta:

Nëse e keni kaluar infeksionin, të shkuara dhe rrini të qetë.

Nëse nuk e keni kaluar infeksionin, vaksinohuni.

Besojini natyrës dhe shkencës: ato veprojnë edhe pse nuk u jepet hapësirë mediatike.

Fikni televizorët/mediat, ato veprojnë vetëm nëse ne u japim hapësirë personale mediatike që të na shqetësojnë.

162866423_3778948412182340_7177898183394342941_o.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img