Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

ILD verifikon prokurorin e Gjirokastrës, duhet të vendoste për “fatin” e Erigers Mihasit, por të dy kishin të njëjtin avokat! A ka ndikuar për lirim nga burgu?

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ekzekutimi në 13 nëntor 2021, i Armando Dumanit dhe Erigers Mihasit, ka hapur dosjen penale në Gjirokastër, e cila flet mbi rrethanat e arrestimit dhe lirimit brenda 6 muajve të Mihasit. Ndaj këtij të fundit deri ditën e ekzekutimit në Tiranë, qëndronte hapur një çështje penale, që bën fjalë për grabitjen me dhunë e plagosjen e rëndë, të dy prindërve të Elton Çiços, në Tepelenë. 

Inspektorati i Lartë Drejtësisë, ka nisur verifikimet për të mësuar, nëse ka pasur interpretim të gabuar të provave nga prokurori i çështjes, Emëror Kasaj, apo qoftë dhe nga ish-gjyqtari Pëllumb Vebiu, që ka urdhëruar në fund lirimin nga burgu të Erigers Mihasit.

Situata në këtë rast është më e rëndë se kaq. Dokumentacioni që ka mundur të sigurojë “Ora News” dëshmon se avokati, Edison Hasanbashaj, që mbronte Mihasin, rezulton të jetë dhe avokati personal i prokurorit të çështjes, Emëror Kasaj.

Kjo lidhje, krijon një konflikt të pastër të interesit në proces gjyqësor, pasi i njëjti avokat, mbron interesat ligjorë të prokurorit, në një çështje penale që flet për mashtrim dhe që aktualisht ndiqet nga prokuroria e Tiranës.

Prej vitit 2019, periudhë kur është arrestuar dhe Erigers Mihasi, prokurori Kasaj, ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës, shtetasin Maurizio Lombi, duke e akuzuar këtë të fundit për veprën penale të “Mashtrimit me shuma të mëdha”.

Çështja penale është regjistruar në Tiranë dhe dosja mban Numrin 524. Sipas dokumentacionit, avokati i Erigers Mihasit, mbron edhe prokurorin Kasaj, në muajin korrik 2019, i cili kërkoi në gjykatë zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “Detyrim paraqitje pranë policisë gjyqësore”.

Për më tepër që në muajin Mars 2021, prokurori i Gjirokastrës, depozitoi në gjykatë kërkesën për pushimin e hetimeve për tre akuza të rënda ndaj Mihasit. Kjo kërkesë u refuzua nga gjykata e Gjirokastrës,e cila urdhëroi kthimin e dosjes në prokurori me qëllim vijimin e hetimeve për një periudhë 3 mujore.

Por tashmë pas vrasjes së Mihasit, hetimi ndaj tij do pushohet për shkak se nuk mund të kryhet veprime hetimore apo qoftë dhe të ngrihet akuzë penale, ndaj një personi që ka ndërruar jetë. /Ora News

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img