Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

ILD letër ministres së Drejtësisë: Të ulet kriteri i viteve të punës dhe vjetërsia për kandidatët

spot_img

Lajme të ngjashëm

64cdbc335406160f744c8979b1684813

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) i është drejtuar me një letër ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

ILD kërkon ndryshime në ligj për kriteret e përzgjedhjes së inspektorëve. ILD shprehet se duhet të ketë 24 inspektorë, por aktualisht ka vetëm një.

ILD kërkon që kriteri për 13 vite eksperiencë pune për një kandidat që aspiron për t’u bërë pjesë e kësaj strukture, të ulët në 7 vite.

Një pjesë nga letra:

Bashkëlidhur kësaj shkrese, lutem gjeni propozimet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për ndryshime në aktet ligjore të sipërcituara të strukturuara në formën e një projektligji dhe të shoqëruara me relacionet shpjegues. Nëpërmjet këtyre propozimeve synohet:

-Garantimi i funksionimit të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nëpërmjet plotësimit të vakancave të pozicioneve inspektorë.

-Trajtimi i njëjtë financiar i inspektorëve magjistratë dhe jomagjistratë që ushtrojnë funksionin pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

-Rregullimi i marrëdhënies ndërmjet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe inspektorëve gjatë fazës së verifikimit të ankesave, hetimit disiplinor dhe inspektimit. 

Më shumë

spot_img