Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
4.6kmh
100 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

“Ilaçet janë domosdoshmëri”, Pfizer do të vijojë punën në Rusi, por fitimet e tyre do i dhurohen Ukrainës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kompania “Pfizer” tha se të gjitha fitimet nga Rusia do të shkojnë në mbështetje humanitare për Ukrainën.

Në një deklaratë nga kompania u tha se Pfizer do të vijojë të dërgojë medikamente në Rusi, por që fitimet e tyre do të dhurohen për Ukrianën që është nën pushtimin rus prej 20-të ditësh.

CEO i Pfizer, Albert Bourla, duke folur për Yahoo Finance, tha “Ilaçet tona janë ilaçe, jo si një iPhone Pro, për shembull, ose Mac i ri që nuk është i domosdoshëm”.

Pfizer, në një deklaratë tha “Këto vendime përputhen me vlerat tona të para të pacientit dhe sigurojmë që çdo dollar fitimi që rrjedh nga Rusia do të forcojë Ukrainën dhe popullin e saj ndërsa ata vazhdojnë të mbrojnë me guxim kombin dhe lirinë e tyre nga ky sulm i paprovokuar dhe i pajustifikuar.”

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img