Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Ilaçe kontrabandë në farmaci, Policia e Tiranë prangos administratorin dhe punonjësen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi mbanin në farmaci një sasi ilaçesh të dyshuara të kontrabanduara. Janë arrestuar sot administratori i subjektit dhe farmacistja që punonte aty.

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në administrim të shtetasit E. H. dhe  me farmaciste shtetasen G. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante në farmacinë që administronte sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, finalizuan operacionin policor të koduar “Medicaments”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– E. H., 44 vjeç, administrator farmacisë dhe G. B., 27 vjeçe, me profesion farmaciste, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”,  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img