Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Iku vala e të nxehtit afrikan? Sinoptikania jep lajmin e MIRË: Temperaturat do të pësojnë ulje javën e ardhshme, korriku fillon me…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prej më shumë se një jave Shqipëria u përfshi nga vala e të nxehtit afrikan. Sinoptikania Lajda Porja u shpreh se sot është dita e fundit e kësaj vale, ndërsa në ditët në vazhdim temperaturat do të pësojnë një ulje relativisht të lehtë.

Sipas saj, temperaturat më të larta këtë të mërkurë do të regjistrohen në Qarkun e Beratit, ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë Celcius.

Sinoptikania theksoi se temperaturat në ditët e ardhshme do të variojnë nga 35 deri në 38 gradë.

“Në fakt siç e theksuam qershori do të mbyllet me temperatura të larta, do të kemi temperatura deri në 40 gradë. Qarku i Beratit do e kalojë këtë vlerë. Do të jenë temperaturat më të larta, sepse korriku do të na leje të marrim frymë. Kjo temperaturë do të tërhiqet gradualisht. Në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi pritet temperatura mbi 42 gradë. Ndërsa në Shqipëri do të jetë dita e fundit me këto temperatura.

Do të ketë rënie me 2 3 gradë në mëngjes, dhe 1 2 gradë në darkë. Termometri do të zbresë deri në 32-33 gradë deri më datë 6 korrik. Muaji korrik parashikohet me temperatura 33 35 gradë, do të kemi shkëputje që do të kemi temperatura mbi 38 gradë. E gjithë vija bregdetare do të jetë e favorshme sepse temperaturat nuk do të jenë mbi 42 gradë siç janë regjistruar në fund të qershorit”, u shpreh Lajda Porja në News 24.

Më shumë

spot_img
spot_img