Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

Iku si nënkryetar i Vlorës, Afrim Qëndros i besohet detyra e rëndësishme në Tiranë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Afrim Qëndro, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe ish-nënkryetar i Bashkisë së Vlorës, do të mbajë tashmë një post të ri. Ai është emëruar Prefekt i Tiranës me vendim të Këshillit të Ministrave.

Këtë detyrë e mbante Mersin Murataj, i cili u emëruar pas zgjedhjes së Toni Gogut si deputet i PS.

Gjatë drejtimit të vendit nga socialistët Afrim Qëndro ka mbajtur disa detyra të rëndësishme, një ndër to ka qenë dhe si drejtues i ARRSH. Ai u shkarkua nga ky post disa muaj pas protestave të banorëve të Unazës. Në atë kohë, u shkarkuan nga detyra dhe 11 punonjës të këtij institucioni.

Më pas, Qëndro u delegua në Vlorë në si nënkryetar i Bashkisë.

Pas përplasjeve të kryeministrit Rama me kryebashkiakun Dritan Leli, Afrim Qëndro u dërgua në Vlorë për të marrë detyrën e kryetarit. Megjithahtë, Leli nuk pranoi të jepte dorëheqjen dhe as nuk pranoi të kandidonte për deputet, duke thelluar krisjen me socialistët.

Afrim Qëndro qëndroi në Vlorë gjatë dhe pak pas zgjedhjeve, si krahu i djathtë i drejtuesit politik atje, Damian Gjiknuri. Me transferimin e këtij të fundit në Elbasan dhe zgjedhjen si Sekretar i Përgithshëm i PS, Afrim Qëndro dha dorëheqjen nga Vlora.

Sot, me vendim të Këshillit të Ministrave atij i është besuar detyra e prefektit të Tiranës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img