Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

“Iku si frikacak me bisht ndër shalë”, ish-ministri i Drejtësisë: Rama tërheq padinë ndaj BILD

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6f5c238333f5d23c0b8c20c011661738

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se kryeministri Edi Rama ka tërhequr padinë ndaj gazetës gjermane Bild.

Flitet se Rama e ka tërhequr padinë ndaj Bild për shkak se nuk ka arritur të sigurojë prova që të rrëzojë publikimet e gazetarit gjerman Peter Tiede. Ndërsa Manjani ironizon duke thënë se Rama u tërhoq dhe “iku si frikacak i kapur në flagrancë nga mashat e veta”.

Tërheqjen e padisë së Ramës e pohon edhe gazetari Basir Çollaku.

Ja çfarë shkruan Manjani në rrjetet sociale:

Ku e lamë?

Te gjyqi me BILD.

Asnjë gjyq nuk ka fituar jashtë Shqipërie Kryeplaku i Surrelit! As gjyqet e shtetit e as të vetat.

Edhe nga gjyqi që do bënte me BILD qënka tërhequr me bisht ndër shalë.

Pra atje, tek “Drejtësia e vërtetë” sic tha dhe vetë me pompozitet, u nis të heqë vetllat po la sytë. Ja preu rradakja se ka në dorë edhe gjykatat gjermane…

Lider global tjetri! Kryetar i OSBE që u mbyll gojën mediave të vendit të vet dhe kujton se ka në dorë edhe mediat e huaja.

Pu pu pu pu pu sa rëndë!

Me thënë të drejtën po e prisja jo pa kuriozitet një gjykim në Gjermani, mbi një çështje të super provuar nga BILD.

Por u tërhoq!

Iku si frikacak i kapur në flagrancë nga mashat e veta.

E mbani mend me çfarë pompoziteti na njoftoi se “…firmosa autorizimin për avokatin. Do ta hedh në gjyq BILD,në Gjermani. Te drejtësia e vërtetë..”. Kështu tha.  (Meqë ra fjala sa mund ti ketë vajtur fatura e shërbimeve të avokatisë?!)

Ja fundi i pompozitetit! Ia theu turinjtë muri me provat zyrtare të shtetit të vet që iu vunë përpara, mu tek “drejtësia e vërtetë”.

E kujt ja bënë pa? Kryetarit më të madh të OSBE-së, ndër të tjera.

Qesharak pa fund!

Ndërkohë, media Gjermane jo vetëm që  nuk mbylli gojën, por vijon ta denoncojë rregullisht Kryeplakun si sundimtar në Shqipëri.

Megjithatë insistoj që Prokuroria jonë këtu duhet ta çojë deri në fund atë çështje dhe krahas pyetjes se kush vodhi votat, duhet  të sqarojë se KUSH JA DHA MEDIAS GJERMANE DISQET ME PROVA ZYRTARE?!

Krahas shkatërruesve të zgjedhjeve duhet të mbajnë përgjegjësi edhe shkatërruesit e hetimit, që nxorrën provat në publik. Druaj se lufta e rreptë brenda llojit nuk njeh kufinj… Por, hetimi duhet ta sqarojë këtë gjë.

Pa asnjë dyshim kjo përgjegjësi nuk i kërkohet medias,në asnjë rrethanë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img