Hapësire reklamuese

Politikë

Iku nga LSI dhe iu bashkua PS-së, fillojnë akuzat nga opozita për ish-ministrin: Lokalet e Lefter Kokës organizojnë festa me qindra pjesëmarrës, policia nuk guxon të afrohet

Shkruar nga Newsbomb
Lefter Koka

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka iku nga LSI dhe iu bashkua Partisë Socialiste, ndërkohë që ndaj tij kanë filluar akuzat nga opozita dhe mediet pranë saj.

Shkak janë bërë disa foto të publikuara në rrjetet sociale, ku një numër i madh të rinjsh janë mbledhur në lokalin e Kokës në Durrës, duke mos respektuar rregullat e vendosur nga Komiteti i Ekspertëve.

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se policia ka frikë të afrohet në lokalet e Lefter Kokës, ndërsa shton se gjobat vendosen vetëm për popullin e thjeshtë dhe jo për mbështetësit e qeverisë.

"Per lokalet e Terr Kokes ligji nuk ekziston!

Mijra qytetare gjobiten kur gjenden ne rruge pa maska. Kurse ne lokalet e Territ te Durresit narkopolicia nuk guxon te afrohet!
Denoj me ashpersine me te madhe standartin e dyfishte te Edvin Hajdutit.
Lexoni mesazhin shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr fotot dhe organizimi jane bere sot ke pista Lefterit .. duket qarte distancimi social se gjobat jane per popullin jo per mbeshtetesit e qeverise", shkruan Berisha.

Këto janë fotot që po qarkullojnë në rrjet, të cilat janë shpërndarë edhe nga mediat pranë opozitës:

132706004_1797878453706387_5120522397181693335_n.jpg
Screenshot_5.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu