
Një shqiptar në Itali ka shkelur arrestin e shtëpisë, por karabinierët janë habitur nga justifikimi i tij.
42-vjeçari shqiptar u kap teksa po ecte në një park në qytezën e Pianoros, Bolonja, dhe i shpjegoi policëve se kishte dalë nga banesa për arsye shëndetësore.
“Dola për pak vrap nga parku për të vënë gjakun në lëvizje, shtëpia është e vogël dhe nuk mund të vrapoj mjaftueshëm brenda saj”, tha ai.
Por justifikimi nuk i bëri punë shqiptarit nën akuzë për çështje droge. Ai u vu sërish në pranga dhe u kthye në arrest shtëpie.