Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Iku në heshtje, ashtu siç edhe jetoi! Ndahet nga jeta ‘Kakuja’, Ismail Kadare përcjell motrën e tij të vetme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Xhevdet Shehu

Dje është përcjellë për në banesën e fundit Kadrije Kadare, motra e vetme e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare. Ka qenë një ceremoni ngushtësisht private; i pranishëm Ismail Kadare, bashkëshortja e tij Helena, gruaja e Shahin Kadaresë dhe njerëz shumë të afërm të kësaj familjeje të shquar.

Lajmi për ikjen e Kakusë (kështu e thërrisnim Kadrijen, kolegët dhe të njohurit), mua më trishtoi shumë. Jo vetëm pse ishte motra e Ismail Kadaresë, shkrimtarit tonë me famë ndërkombëtare, por edhe për shkak të njohjes shumë të hershme që kam patur me të.

Kam një miqësi prej më shumë se 45 vjetësh me familjen Kadare, me Ismailin në radhë të parë, me Helenën, me Kadrijen dhe me të ndjerin Shahin Kadare, doktorin dhe njeriun e mrekullueshëm, i cili u nda nga jeta para tre muajsh.

Kadrija ishte një nga njerëzit më interesantë dhe një nga gratë më të mençura e më të kulturuara që kam njohur në jetën time. Njohëse brilante e gjuhës shqipe dhe asaj ruse, ajo i stepte të gjithë me kulturën e saj.

I donte deri në përdëllim të dy vëllezërit, Ismailin dhe Shahinin, por për Isamilin ishte gati të vdiste në çdo sekondë të jetës së saj, (sikurse më ka thënë) ishte gati t’i “mbyste” kundërshtarët e vëllait të saj shkrimtar, duke u përballur me ata që e sulmonin herë pas here në shtyp.

Puna e saj si redaktore ishte normalisht e “eklipsuar” nga fama dhe madhështia e vëllait të saj të madh, Ismailit, por kjo ishte një sakrificë që ajo e pranonte me kënaqësinë më të madhe.

Krahas Helenës, ajo ka një meritë të pazëvendësueshme në përkryerjen gjuhësore të veprës së Ismailit. Kadrije Kadare ka mirënjohjen tonë për këtë punë të shkëlqyer që ka bërë në heshtje dhe pa asnjë bujë. Ashtu, në hije ajo ka pjesën e saj të pazëvendësueshme në pasurimin e kulturës sonë kombëtare.

Ishte një heroinë e heshtur që nuk i pranoi asnjëherë lavdërimet dhe dekoratat. Ashtu edhe iku nga kjo jetë. Modeste në skajshmëri. Pa bujë. Në heshtje.

Faleminderit Kadrie Kadare, e papërsëritshme në llojin tënd! U prehsh në paqe!

Më shumë




spot_img








spot_img