Hapësire reklamuese

Bota

Ikona e kinematografisë italiane do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme si pjesë e partisë euroskeptike

Shkruar nga Newsbomb
Ikona e kinematografisë italiane do të kandidojë në

Gina Lollobrigida, diva italiane e Hollivudit do të kandidojë për Senatin italian në zgjedhjet që do të mbahen në shtator.

95-vjeçarja do të kandidojë në Latina, në jug të Romës me logon e partisë Italia sovrana e popolare (ISP), një aleancë e re eruoskeptike e formuar së fundmi në Itali, raporton La Repubblica.

Nuk është hera e parë që Lollobrigida përfshihet në politikë. Në vitin 1999 ajo kandidoi për zgjedhje në Parlamentin Evropian si kandidate për partinë e qendrës Demokratike të Romano Prodit, por nuk arriti të zgjidhet.

E lindur pranë Romës në vitin 1927, Lollobrigida fitoi famë ndërkombëtare me filma si “The Hunchback of Notre Dame” (1956), duke luajtur së bashku me Anthony Quinn, si dhe “Solomon dhe Sheba” (1959) ku luajtu krah Yul Brynner.

Italia do të mbajë zgjedhje të përgjithshme më 25 shtator pas dorëheqjes së kryeministrit në largim Mario Draghi muajin e kaluar pasi tre parti të koalicionit tërhoqën mbështetjen e tyre nga qeveria e tij e unitetit kombëtar.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.