Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ IKMT zbarkon në Dhërmi, rrethon ndërtesën 5-katëshe pa leje dhe nis përgatitjet për shembjen me eksploziv

Shkruar nga Newsbomb

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar ditën e sotme në Dhërmi në kuadër të operacionit për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Bëhet me dije se IKMT do të shembë një objekt pesë katësh në Dhermi, cili është pa leje, ndërsa nuk bëhet e ditur se në pronësinë e kujt rezulton ndërtesa.

Mësohet se bëhet fjalë për një sipërfaqe rreth 2160 metra katrorë.Sipas informacioneve shpërthimi i kontrolluar do të kryhet rreth orës 15:30, ku ndërtesa do të hidhet në erë me rreth 30 kilogramë lëndë eksplozive.

“Për realizimin e operacionit janë hapur 618 furnela (vrima) në trupin e objektit ku do të vendosen 30 kilogramë lëndë eksplozive. Shpërthimi do të kryhet në orën 15.00. Inspektorët e IKMT së bashku edhe me Policinë e Shtetit, kanë marrë masat për lajmërimin e banorëve në afërsi të objektit si dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë’ thuhet në njoftimin e IKMT.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed