IKMT shembi sot shtëpinë e heroit kobëtar, Prek Cali, në Vermosh duke pretenduar se ishte pa leje.
Pas një sërë reagimesh kundër vendimit të IKMT-së ka reaguar edhe gazetari Bepin Kolvata, i cili shprehet se sot heroi kombëtar u rivra.
“Preke Cali as në mendje nuk e kaluar faktin se një ditë bijtë e asaj toke për të cilën luftoi ta mbrojë, do ngrinin dorë mbi kullën e tij. Fatkeqësisht pinjollët e këqinj sepse ata me zemer të madhe e bujare siç janë malësorët kishin nisur ta ndërtonin. Hordhite e këqija i përballoj, e qëndroi krenarë deri ditën kur pabesia e shembi. Dora dhe mendja e shfrenuar e disa pushtetarëve vendore që nuk dijnë se çfarë është historia e fatkeqësisht as ligji, në emër të cilit ngrihen të veprojnë! Preke Cali sot jo vetem u rivra, por u vesh me njollën e turpit një krahinë që se meriton për shumëçka i ka dhënë Shqipërise. Zot fali nuk dijnë ç’bajnë!”, shkruan gazetari në Facebook.