Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

IKMT prish hotelin 3-katësh në Radhimë, banorët përplasen me policinë, pronarja në lot: Jemi ende në proces gjyqësor, erdhën pa vendim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar ditën e sotme aksionin në Radhimë, i shoqëruar nga forca të shumta policie.

IKMT prishi një lokal dhe një hotel 3-katësh, ndërkohë që ka patur edhe përplasje fizike mes pronarëve dhe efektivëve të policisë. Pronarja e hotelit tha mes lotëve se është ende në proces gjyqësor dhe IKMT erdhi pa një vendim.

“Unë jam pronarja e hotelit. Erdhën konstatuam dokumentet na thanë që nuk i njohim. Leja e ndërtimit është marrë që në 1994. Ne jemi në proces legalizimi. Është ndërtuar që në 1998 si objekt. Jemi në proces gjyqësor edhe me IKMT sepse nuk pranojnë dokumentet që kemi. Të premten erdhën dhe na thanë që të hënë do të vijmë për të prishur dhe erdhën pa vendim”, tha pronarja.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img