Hapësire reklamuese

Aktualitet

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil, pronarët e objekteve debat me policinë, kërkojnë kohë për heqjen e materialeve

Shkruar nga Newsbomb

Sot ka nisur operacioni i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin shqiptar.

Bëhet me dije se IKMT ka nisur me prishjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil. Burime për media bëjnë me dije se ka përplasje mes pronarëve të objekteve dhe policisë. Pronarët kanë kërkuar pak ditë kohë që të munden të heqion materialet.

IKMT ka planifikuar të shembë 15 objekte pa leje në Velipojë, ndërsa në Ksamil 30 të tilla.

Ky operacion i paralajmëruar një javë më parë nga kryeministri Edi Rama do të prekë të gjithë vijën bregdetare nga Velipoja deri në Ksamil, ku janë identifikuar tashmë ndërtimet pa leje nga 1 deri në 5 kate.

Por ndërkohë që kryebashkiakja e Shkodrës deklaroi për media se në plazhin e Velipojës s’ka ndërtime pa leje, kreu i ri i IKMT-së Ajet Zyberaj thotë se janë identifikuar 15 të tilla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu