Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

IKMT nis prishjen e dy pallateve të dëmtuar nga tërmeti në Durrës, deri më tani 130 objekte të 'hedhura' përtokë (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
IKMT nis prishjen e dy pallateve të dëmtuar nga tërmeti në
IKMT nis prishjen e dy pallateve ne Durres

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur prishjen e dy pallateve në Hamallaj të  Durrësit, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Objektet janë vlerësuar si të pabanueshëm dhe të rrezikshëm nga ekspertët, me dëmtime të rënda nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

Deri më tani IKMT ka prishur 130 objekte me përmasa të konsiderueshme.

"Tërmeti, IKMT nis prishjen e dy pallateve në Hamallaj, deri tani 130 objekte të prishura

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur prishjen e dy pallateve pesë katësh në Hamallaj, Durrës. Objektet janë vlerësuar si të pabanueshëm dhe të rrezikshëm nga ekspertët, me dëmtime të rënda nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar. Njëkohësisht, IKMT vazhdon të prishë të tjera objekte të dëmtuara nga tërmeti dhe të shpallura të rrezikshme, në Shijak, në Durrës, në Ishëm, ku vetëm gjatë kësaj jave, janë prishur respektivisht: Një pallat pesë katësh dhe dy shtesa pallatesh pesë dhe dy kateshe në Shijak; një pallat pesë katësh në Durrës, një pallat tre katësh në Ishëm. Prej fillimit të punës për prishjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti për të nisur ndërtimin e godinave të reja, IKMT ka prishur 130 objekte me përmasa të konsiderueshme. Nuk është shënuar asnjë incident, apo mosmarrëveshje me banorët", thuhet në njoftimin e IKMT.

117331927_3393985450623147_9137473891207742218_o.jpg117294834_3393985573956468_4358410793511065375_o_copy_copy.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll