Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

IKMT mësyn në objektet e tjera të Irfan Hysenbelliut, pretendohet konfiskimi pa vendim të Gjykatës

Shkruar nga Newsbomb
IKMT mësyn në objektet e tjera të Irfan Hysenbelliut, pretendohet

IKMT dhe Policia e Shtetit kanë zbarkuar sot në “Prestige Resort” për të konfiskuar dy godina të këtij resorti. Përfaqësuesit e "Hysenbelliu Grup" janë shprehur se konfiskimi është i paligjshëm dhe pa vendim gjykate, madje bëhet në një ditë pushimi zyrtar.

Pa një vendim gjykate, por vetëm me urdhër të Këshillit Kombëtar të Kontrollit, IKMT dhe Policia janë futur në ambientet e këtij biznesi privat, madje pa bërë asnjë njoftim më parë për këtë ndërhyrje.

Vendimi për konfiskimin e dy godinave 1 dhe 3 të “Prestige Resort”, është ankimuar dhe pritet hedhja e shortit dhe më pas vendimi i gjykatës. Përfaqësuesja ligjore e “Hysenbelliu Group” u shpreh se edhe për këtë ndërhyrje të paligjshme sot, do të ketë një tjetër kallëzim.

“Ne nuk kemi një njoftim që sot do mësynin, nuk kanë vendim gjykate, as nga Përmbarimi që na detyrojnë ne t’i lirojmë ambientin. Është një vendim i Këshillit Kombëtar i Kontrollit.

E kemi ankimuar në gjykatë, do duhet së pari të hidhet shorti, të caktohet data e gjykimit, dhe do vendosë gjykata se si do të shkojë. Që nga momenti që hynë nga gardhi rrethues është hyrje me forcë, do t’i drejtohemi drejtësisë. Ata nuk po respektojnë ligjin, do t’i kallëzojmë të gjithë”, u shpreh ajo.

Përfaqësuesja e Shërbimit Social Shtetëror tha se po bënte vetëm detyrën e saj, ndërsa shtoi se godinat do të jenë në administrim të institucionit që ajo përfaqëson.

Përfaqësuesja e Shërbimit Social: Jam këtu për të bërë punën time. Ju duhet të më lejoni të bëj punën time. Jam drejtuesja e institucionit, të qendrës së Zhvillimit që i është dhënë kjo godinë. Ai pezullim ka rënë poshtë. Ju vazhdoni me gjykatën, ne do bëjmë punën tonë. S’kam koment! Njoftimi zyrtar është bërë! S’kam koment. Kam ardhur të bëjë punën time. Do marrim në administrim godinat. Nuk quhet dhunë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese