Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

IKMT kallëzim penal ndaj Lulzim Bashës. Bashkia: Fushatë shpifjesh e Ramës

Lajme të ngjashëm

Sipas IKMT, Basha ka dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për një pallat shumëkatësh në rrugën e Elbasanit

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka kallëzuar sot penalisht për “shpërdorim detyre” kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashën dhe drejtorin e policisë bashkiake, Florenc Hoxhën.

Sipas IKMT, Basha ka dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për një pallat shumëkatësh në rrugën e Elbasanit. Drejtoresha e këtij institucioni të quajtur më parë “INUK”, Dallëndyshe Bici është shprehur se leja për ndërtimin e këtij objekti multifunksional është miratur në mungesë të një plani të detajuar. Bici ka thënë se në çastin e miratimit subjekti ndërtues ishte i mangët në dokumentacion.

Pallati për të cilin është dhënë leja ndodhet në rrugën e Elbasanit midis godinës së shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” dhe shkollës së gjuhëve të huaja “Asim Vokshi. Bicic ka deklaruar se firma ndërtuese po përdorte për ndërtimin e pallatit, faqet e mureve të këtyre godinave, ndërsa nuk kishte parashikuar asnjë metër distancë nga rruga.

Ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka reaguar pas akuzës së kryetarës së IKMT-së (ish-INUK), Dallëndyshe Bicic në drejtim të kreut të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe kreut të INUV, Florenc Hoxhës.

Bashkia në deklaratën e saj shprehet se kryeministri Edi Rama ka intensifikuar një fushatë shpifjesh ndaj këtij institucioni dhe “për këtë ka zgjedhur figurën e dhunës dhe korrupsionit qeveritar të shkatërrimit të pasurive dhe gjobave korruptive ndaj qytetarëve, drejtoreshën famëkeqe të INUK, Dallëndyshe Bicaj”.

Për bashkinë, leja e miratuar është në përputhje të plotë me Planin e Përgjithshëm Vendor dhe legjislacionin në fuqi për planifikimin e territorit, duke rrëzuar akuzat e drejtoreshës së IKMT-së, Dallëndyshe Bici.

Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar se është duke përgatitur kallëzim penal ndaj Bicit për veprën penale, kallëzim të rremë, parashikuar në nenin 305 i Kodit Penal.

Bashkia ka ftuar gjithashtu qytetarët që të denoncojnë pranë saj prishjet e bëra në mënyrë të paligjshme nga IKMT-ja (ish-INUK).


Më shumë