Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ikja Gulielm Radojës, kolegët të tronditur: Duhet të ishte dërguar jashtë shtetit. Gjithë ata biznesmenë të kishin dhënë një ndihmë

Shkruar nga Newsbomb
Ikja Gulielm Radojës, kolegët të tronditur: Duhet të ishte

Ndarja nga jeta e aktorit të madh Gulielm Radoja ka shkaktuar një trishtim të thellë te familjarët, kolegët e artistit dhe të gjithë qytetarët të cilët janë rritur me rolet e tij në kinematografinë shqiptare.

Për kolegët, Radoja ishte një njeri dhe aktor i pazvëndësueshëm, dhe ikja e tij ka lënë një boshllëk të madh.

Aktori, Mevlan Shanaj i tronditur për ikjen e mikut të tij ka thënë se Radoja ka humbur jetën nga pakujdesia. Sipas tij, aktori kishte nevojë për ndihmë më të specializuar dhe duhet të ishte bërë i mundur dërgimi jashtë shtetit.

 “Është lajm tronditës. Para pak ditësh kam thënë se besoja se do ti jepej ndihmë më e specializuar. Është figurë kombëtare, një aset me vlera të jashtëzakonshme. Kush kujton atë e ka imazhin e shkëlqyer të një njeri të mirë dhe një aktori të pazvëndësueshëm.

Nuk vdiq papritur nga një atak, vdiq nga pakujdesia. Ka mbi një muaj që është në gjendje të rënduar. Mjekët si e lanë Gulielmin në këtë gjendje pavarësisht se ishte shume rënduar. Duhet të tregohej një ndihmë më e madhe, e specializuar.  Tani që iku t gjiththë mund të flasin, na ka ikur një njeri që nuk harrohet dot, nje vlerë kombëtare”, tha Shanaj.

Edhe aktori i mirënjohur Piro Milkani është shprehur se të gjithë personat të cilët e admironin Gulielm Radojën duhet të kishin dhënë një ndihmë që ai të dërgohej për kurim të specializuar jashtë shtetit.

“Është keqardhje e madhe sepse në këtë situatë të vështirë mendova se dikush do të kujdesej më tepër për të. Gjithë ata njerëz të nderuar, të gjithë ata biznesmenë që kanë admiruar atë të kishin dhënë një ndihmë të vogël për ta transportuare jashtë shtetit. Nuk ishte në moshe për të ikur nga kjo botë, ishte njeri i fuqishëm, pozitiv. Keqardhe asgjë tjetër nuk mund të them vetëm keqardhje.”, tha ai.

Gulielm Radoja humbi jetën ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku prej dy ditësh ndodhej i intubuar dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu