Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ikja e të rinjve, fenomeni i largimit është më i lartë në Shqipëri, se kudo tjetër në Europë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c6db612d03330cbe64d2dbc557e9cd09

Vit pas viti, fenomeni i emigracionit po merr përmasa alarmante dhe po përfshin segmente të shoqërisë me aftësi. Një anketë e vitit 2020 e profesorëve Gëdeshi dhe King, nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale me studentë, zbuloi se 79% e studentëve shqiptarë dëshirojnë të largohen nga vendi në raport me 65% në vitin 2018.

Nga ana tjetër, 95% e atyre që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen.

Zhgënjimi i prindërve, sidomos i atyre me mundësi të larta ekonomike, shtyn të rinjtë të studiojnë jashtë, ndërsa të tjerët ikin nga mungesa e perspektivës dhe mundësive në vend. Rritja e dëshirës për emigrim zbulon dobësitë strukturore të ekonomisë dhe politikave, që në vend që të përmirësohen po përkeqësohen dhe nuk po gjenerojnë mundësi dhe perspektivë për popullatën.

Sipas Monitor.al, fenomeni i largimit është më i lartë në Shqipëri, se kudo tjetër në Europë.

Fakti se 79% e studentëve dhe 59% e maturantëve, po planifikojnë të ikin nga Shqipëria, sipas një ankete të fundit të realizuar nga profesorët Ilir Gëdëshi dhe Russell King, nxjerr zbuluar dobësitë strukturore që po kalon ekonomia e vendit dhe mungesën e perspektivës për të ardhmen.

Liria e lëvizjes për zgjedhur vendbanimin dhe profesionin, një tipar dallues i globalizmit prej të cilit janë prekur edhe vendet e zhvilluara, po e përball Shqipërinë me pasoja fatale, boshatisjen e vendit. Anketa e madhe e emigracionit vitin e kaluar zbuloi se nga viti 2011 deri në 2019 kanë lënë vendin edhe 360 mijë persona. Popullsia reale në vend nga 2.8 milionë, është diku te 2.4 milionë.

Fenomeni pritet të përkeqësohet prej efekteve negative të pandemisë COVID-19. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) lajmëroi këto ditë se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sidomos Shqipëria, pritet të përballen me flukse të larta emigrimi për shkak të pandemisë. Në një raport të vitit 2020, OECD konstatoi se Shqipëria renditej e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000 deri në 2016.

Emigrimi i studentëve në shkallë të madhe pasqyron çekuilibrat e fuqishme të brendshme në Shqipëri, përfshirë pabarazinë midis hapësirës Durrës–Tiranë dhe pjesës tjetër të vendit, mundësitë e kufizuara për të diplomuarit që të gjejnë punë, të cilat u japin kënaqësi dhe të ardhura që përputhen me kualifikimet e tyre dhe fenomeni i klientilizimit për të gjetur një punë të nivelit të lartë. Si rrjedhojë numri i të rinjve që synon të largohen nga vendi rritet nga viti në vit.

Nga 2018 në 2020 numri i studentëve që preferojnë të ikin jashtë pësoi rritje me 14 pikë përqindje.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img